Gjenerallejtënant, Rrahman Rama e viziton Gardën e Iowa-s në të përbërje të cilës ka edhe ushtarë të FSK-së

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama vizitoi Gardën e Iowa-s, në përbërje të cilës ka edhe ushtarë të FSK-së

Gjatë vizitës në Amerikë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ai është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell me të cilin kanë diskutuanr për avancimin e bashkëpunimit që Kosova ka me këtë shtet amerikan. Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të Kosovës së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka shteti ynë është bërë tashmë kontribuues në sigurinë globale.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …