Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Faqe libri – facebook, apo faqja e zezë!?

Përdorimi i rrjeteve sociale, apo shkrimet e ekspozuara, duke filluar nga liderët politik, opinionist, analist të vetshpallur dhe deri te qytetarët e thjeshtë, çdoherë me gabime drejtshkrimore, thuajse s’kanë vijuar asnjëherë, lëndën e gjuhës shqipe si lëndë mësimore.

Mjerim!

Intelekti i njerëzimit, vlerësohet shumë edhe nga drejtshkrimi.

Nëse vetëm një ditë të vetme, mund të gjeni ndonjë shkrim me kuptim dhe pa asnjë gabim, sidomos nga këta liderët e famshëm politik edhe qytetarët e thjeshtë, s’do kishin shkruar shkarravina.

Ndalimi i arsimimit, nga okupatorët qëllimisht dikur, sot pasqyra e mjerimit.

Jo rastësisht, shqiptarëve i’u ndalua shkollimi dhe u quajtën kafshë të egra dhe të paarsimuar!

Mjafton, dhjetë minuta kohë dhe lexim në rrjete sociale për të parë shkrime pa kuptim dhe vetëm mjerim.

Leximi i ndonjë shkrimi në ndonjë profil, pasqyra e secilit si njeri; i shkolluar me “edukatë, apo i paarsimuar dhe i mjerë edhe në të shkruar!

Edhe sharjet kur po shkruhen!

A po ë fëmijët parashkollor apo pleqtë, dikur të ndaluar nga okupatorët për tu shkolluar dhe sigurisht edhe qëllimisht për tu quajtur kafshë të egra!

Facebook – u, livadhi i lopëve të uritura apo atyre të dala nga ahri si të qoroditura!

Hajde pra, mbetet të shihet apo qoroditen apo do fillojnë të kuptojnë se facebook – u, nuk është për gabime dhe injorime po është për shkrime pa gabime dhe  për njoftime.

Letra po shkruan thuajse çdo kush, s’po di a po i’a qëllon me shkrime dikush!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …