Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar deri tani, zotohen se nuk do të vaksinohen as në të ardhmen

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar deri tani, zotohen se nuk do të vaksinohen as në të ardhmen

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19-s thonë se nuk ka gjasa që ata të vaksinohen dhe kanë dyshime për efektivitetin e vaksinave kundër variantit agresiv të koronavirusit Delta, pavarësisht se të dhënat tregojnë të kundërtën. Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik, mes një rritjeje të infeksioneve në disa shtete. Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe Qendra Kërkimore mbi Çështje Publike NORC në grupin e të rriturve amerikanë që nuk kanë marrë ende një vaksinë, 35% thonë se me gjasë, nuk do të vaksinohen, ndërsa 45%, thonë se është e sigurt që nuk do të vaksinohen. Vetëm 3% thonë se do të vaksinohen me patjetër, ndërsa 16% të tjerë thonë se ndoshta do të vaksionohen. Sipas të njëjtit sondazh 64% e amerikanëve të pavaksinuar kanë pak ose aspak besim se vaksinat janë efektive kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë atë Delta që zyrtarët thonë se është përgjegjës për 83% të infeksioneve të reja në vend. Të dhënat tregojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë. Në ndryshim, 86% e atyre që janë vaksinuar tashmë kanë të paktën një farë besimi se vaksinat janë efektive.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …