Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), nenit 17, 18 19, 20, 21, 22 dhe nenit 92 paragrafi 1të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017, Udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna si dhe vendimit të miratuar nga Kuvendi 01 Nr. 215/21 të dt. 29.06.2021, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale organizon:
KONSULTIM PUBLIK
Lidhur me Draft Statutin për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec
Draft Statuti për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec do të jetë në konsultim publik nga data: 28.07.2021 deri me datë: 28.08.2021. Sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike në këto E-maile: Samir.Mustafa@rks-gov.net, Shemsije.Deliu@rks-gov.net dhe Blerta.Gashi@rks-gov.net deri me datë: 28.08.2021. Konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datë: 11.08.2021, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit me fillim në ora 10:00. Me qëllim që qytetarët të njihen rreth Draft Statutit për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, Statuti është publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit në rubrikën Dokumente në Konsultim Publik: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/konsultime-publike-al/dokumente-ne-konsultim-publik/ dhe në Platformën e Konsultimeve Publike: http://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20529&OpenPage=0&ClosedPage=0 .