Vizitë mjekësore për pensionistët e Shtimes

Disa specialistë mjekë të fushave të ndryshme kontrolluan mbi 20 pensionistë të komunës së Shtimes, të cilët në ambientet e zyrave të Shoqatës së Pensionistëve të Shtimes, i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor falas nga ushtria turke që vepron në kuadër të KFOR-it. Ky aktivitet është iniciuar nga koloneli z. Ozgur Ecevit Tasci në bashkëpunim dhe koordinim me kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve në Shtime, z. Ismet Zeqiri. Ndërsa në emër të pensionistëve të Shtimes Zeqiri, falënderoi KFOR-in turk dhe Komunën e Shtimes për ndihmën që po i ofrojnë atyre, ndërsa këtë aktivitet e vlerësoi si të rëndësishëm për shëndetin e pensionistëve duke marrë parasysh se vizita dhe barnat janë dhënë falas nga mjekët e KFOR-it turk.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …