Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Nuk pinë ujë fushata propagandistike e Maqedonisë kundër Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj spekulimeve të medieve maqedonase për gjoja praninë e një grupi të armatosur nga Kosova që vepron në afërsi të fshatit Tanushë. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar nga Maqedonia që ta zgjedh vetë situatën në të cilën është zhytur dhe mos ta përziej Kosovën. Sipas tij, kjo fushatë propagandistike kundër Kosovës bëhet sa për të mbuluar veprimet kriminale të politikanëve maqedonas. “Zhvillimet në Maqedoni, janë pasojë e udhëheqjes së atjeshme, e cila është e lidhur me krimin dhe me korrupsionin, dhe përpjekjet për të amnistuar veten me gjoja “grupe terroriste nga Kosova”, tashmë nuk pinë ujë. Ka shkuar koha kur politikanët maqedonas, i kanë justifikuar veprimet e tyre kriminale, me gjoja rrezikun nga Kosova.  Unë nuk jam i afërt me asnjë person dhe me asnjë grup imagjinar që ekziston në kokat e politikanëve maqedonas”, thuhet në shkrimin e deputetit, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …