leoni

IKSHPK

IHK paralajmëron për mot të nxehtë gjatë javës së ardhshme IKSHPK bën thirrje për zvogëlim të ekspozimit në diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme në vendin tonë do të mbretëroj mot me temperatura të larta si pasojë e masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. “Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale. Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta” thuhet në komunikatën për media të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta zvogëlojnë sa më shumë ekspozimin në diell, sidomos nga ora 10.00 deri në ora 17.00 IKSHPK përmes një njoftimi për media ka thënë se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale. IKSHPK ka kërkuar që personat e moshuar assesi të mos ekspozohen ën rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …