Basketbollisti nga Rahoveci, Visar Ejupi, na ka bërë krenarë të gjithëve me paraqitjet e tij, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në “U18 European Challenger”, që u mbajt në Shqipëri.
Përveçse u shpall kampion me përfaqësuesen tonë, Visari u shpall edhe lojtari më i mirë i kësaj gare.
Kështu, ai e përfaqësoi veten, por edhe Rahovecin denjësisht, për çka i dhamë mirënjohje, si një motiv shtesë për karrierën e pasur që e pret.
Sporti dhe sportistët tanë janë imazhi më i mirë i Rahovecit dhe Kosovës, andaj edhe përkrahja jonë nuk do të mungojë asnjëherë, ka shkruar në llogarin e tij në facebook, Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi