Brickos

Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë Aeroporti “Adem Jashari” ka rikujtuar se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit.

Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:

-Testet për COVID 19
-Dokumentacionin e vaksinimit
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen cdo ditë përshkak të pandemisë
-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit për shkak të pandemisë
-Dëshminë e kalimit të COVID 19 për disa shtete varësisht udhëtimit
-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test
-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit

Po ashtu ANP “Adem Jashari” përmes një njoftimi i ka lutur udhëtarët që të rishikojnë rregullat e hyrjes në shtetet ku udhëtojnë para paraqitjes në sportelet e ANP-së (check-in) e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve përshkak të kontrollit të dokumenteve të lartëshënuara.

Më tej, aeroporti ka thënë se janë duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …