Vaksinimi në QKMF të Rahovecit edhe të shtunave

Pas kërkesave të vazhdueshme të nisura nga Komuna e Rahovecit dhe të adresuara nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke pasur parasysh interesimin e madh të qytetarëve për vaksinim, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar që vaksinimi në QKMF të Rahovecit të bëhet nga kjo javë edhe të shtunave.

Kërkesa jonë sipas kryetarit Latifi ka qenë që kjo të na mundësohet edhe të dielave ku ri-theksojmë, se jemi të gatshëm që vaksinimin ta bëjmë edhe të dielave, si dhe disa kërkesa të tjera, si: mundësia që vaksinimi të bëhet edhe në qendra të tjera të Mjekësisë Familjare, pastaj të mundësohet vaksinimi me ekipe mobile, dhe jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …