Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Shqipëri,  Evis Kushi ka dhënë sot lajmin për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, në 27 shtator 2021. Ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021. Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021, ka saktësuar ministrja. Evis Kushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …