Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati mori mbështetje nga kryetari aktual i Malishevës, Ragip Begaj

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati mori mbështetje nga kryetari aktual i Malishevës, Ragip Begaj

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë mbështetjen nga kryetari aktual i komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës”, ka shkruar Kastrati. Jam tejet i lumtur që, gjendja shëndetësore e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj, po përmirësohet çdo ditë e më shumë, në mënyrë që ai të kthehet sa më parë në shërbim të qytetarëve të komunës dhe në përkrahje të familjes sonë politike. Kryetari Begaj, të cilin sot e takova, pa asnjë dyshim është kryetari më i suksesshëm i Komunës së Malishevës, që për 8 vite radhazi ka qenë shembull i një qeverisje të mirë e transparente, duke qenë pranë qytetarëve tanë në situata të mira e të vështira. Miku im i mirë, z. Begaj, u shpreh i lumtur dhe më dha gjithë përkrahjen e tij për kandidaturën time për të parin e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …