leoni

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut në FSK për masat e reja anti–Covid

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK për masat e reja anti–Covid

Ministria e Mbrojtjes i ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti–COVID19. Masat reja që hyjnë në fuqi nga 20.08.2021 dhe që aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021 janë:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

– Test RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë;

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nga rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të kursit bazik për rekrut 23.08.2021.

Ministria e Mbrojtjes obligon kandidatët që të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes.

Me rritjen e rasteve masa të tilla kanë marrë edhe institucionet e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, …