Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falënderoi Shqipërinë për zotimin që ka marrë për të strehuar mijëra afganë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falënderoi Shqipërinë për zotimin që ka marrë për të strehuar mijëra afganë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për zotimin se do të strehojë afganë.  Ai  shprehet shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, Shqipërisë. Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë. Sekretari Blinken ka falënderuar kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken ripohuan partneritetin e ngushtë mes Amerikës  dhe Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …