Memli Krasniqi

Krasniqi: Qeveria duhet ta ndryshoj qasjen e menaxhimit me pandeminë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se Qeveria duhet ta ndryshoj qasjen e menaxhimit me pandeminë. Ai ka shkruar se pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëve, për të cilën ka apeluar gjithnjë. Qeveria nuk duhet vetëm të merr masa arbitrare, por duhet të del me plan konkret për zvogëlimin dhe evitimin e dëmeve që sjellin këto masa në shumë sektorë. “Mbi të gjitha, duke siguruar vaksina të mjaftueshme në vazhdimësi, si dhe duke rritur kapacitetet dhe numrin e qendrave te vaksinimit, ashtu që qytetarët të mund të vaksinohen me kohë dhe pa pritje të gjata kohore, sikur po ndodh tash” ka shkruar mes tjerash kryetari i partisë opozitare, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …