leoni

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2022, ai dorëzohet për Kuvend

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2022. Këtë dokument, sipas afatit ligjor, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku ia dorëzoi, Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, që në seancën e radhës të aprovohet nga anëtarët e Kuvendit. Buxheti për vitin 2022 është 33,933,868 €, nga granti i qeverisë janë 28,016,509 euro, ndërsa nga të hyrat vetanake janë 5,917,359.00.

Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …