Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, iu ka kundërpërgjigjur deputeti të LV-së, Haki Abazi, i cili sot ka akuzuar opozitën për sabotim të procesit për caktimin e ambasadorëve, duke thënë se Haki Abazi po mashtron. Sipas saj, dështimin e qeverisë në politikën e jashtme të Kosovës, Abazi po përpiqet ta justifikoj me mbledhje të Komisionit Parlamentar, pa siguruar prezencën e deputetëve të mazhorancës. Haki Abazi po mashtron dhe dështimin katastrofal të qeverisë populiste që e ka suspenduar politikën e jashtme të Kosovës dhe po përpiqet ta justifikojë atë me mbledhje të Komisionit Parlamentar, pa siguruar prezencën e deputetëve të mazhorancës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
