P. Petkoviq

Qeveria e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviq

Qeveria e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviq, për shkak se pavarësisht që  ai në vazhdimësi ka dhënë garanci se do të përmbahet nga deklaratat nxitëse, në vizitat e tij të fundit në Kosovë, ai ka bërë “deklarata provokuese”. Petkoviq është ankuar  se Kosova nuk e lejoi që të qëndrojë në një vizitë dyditore në Kosovë, të planifikuar më 3 dhe 4 shtator. “Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit ‘universitetet’ në Mitrovicë të Veriut”,  është thënë në një përgjigje për “Radion Evropa e Lirë “nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria

Fituese e zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri pritet të jetë Partia Socialiste

Sot nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 19.00 të mbrëmjes, në Shqipëri janë …