Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka pyetur zëvendës-kryeministrin, Besnik Bislimi, se për cilat arkiva të UÇK-së ka biseduar me Serbinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me  deklaratën e  zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi,  i cili ka  thënë se gjatë takimit në Bruksel pala serbe është pajtuar që të hapën arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së. Zonja Çitaku i ka thënë z. Bislimi se arkivat e UÇK-së tashmë janë në Hagë. “Zëvendëskryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.  Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në? Ju a po mendoni që po të kishte  UÇK-ja arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë? Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra”, ka shkruar , Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdojnë seancat në Hagë, dëshmon eksperti holandez në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykatën speciale në Hagë, edhe nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin ku …