Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka larguar nga grupi parlamentar, ish-kryeministrin Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë, sipas tij, e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Basha shtoi se partneriteti i PD me SHBA është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.

“Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit… Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të PD” – tha Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA në muajin maj të këtij viti. Ishte vetë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken publikisht ka shpallur si person non grata në SHBA ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij. Asokohe përmes një mesazhi në Twitter, Bliken tha se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë. ( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …