Dritan Abazoviq

Kryetari i Lëvizjes, URA, Dritan Abazoviq, aktualisht zëvendës-kryeministër në Malin e Zi, mund të jetë kryeministër i ardhshëm

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, aktualisht zëvendëskryeministër në Malin e Zi, do të jetë kryeministri i ardhshëm i këtij vendi. Burime brenda kësaj lëvizje bëjnë të ditur për arbresh.info se qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq do të rrëzohet duke ardhur në krye të ekzekutivit malazez Abazoviqi. “Dakordimi është me Gjukanoviqin, dhe do të bëhet. Abazoviqi e ka paralajmëruar qeverinë publikisht”, thotë ky burim për arbresh.info. Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi, e Milo Gjukanoviqit, aktualisht është partia më e madhe opozitare me 30 ulëse në Parlamentit e Malit të Zi. Tri parti tjera më të vogla kanë nga tre deputetë dhe një deputet është i pavarur. URA e Abazoviqit ka katër ulëse në Parlament.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …