Albin Kurti

Albin Kurti: Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaft i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, ka thënë se është konfirmuar se Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti, duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …