KOMUNA E RAHOVECIT MIRATON BUXHETIN PËR VITIN 2022

Kuvendi Komunal në Rahovec mbajti mbledhjen e radhës, nën kryesimin e kryesuesit z.Afrim Dina dhe në praninë e kryetarit z. Smajl Latifi, nënkryetarit, z. Fatmir Iska, ku me 15 vota pro dhe 5 abstenime, këshilltarët e Kuvendit Komunal miratuan buxhetin komunal për vitin 2022. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Afrim Limani, thotë se buxheti komunal krijohet nga grante qeveritare dhe të hyrat vetanake, dhe theksoi se buxheti duhet të miratohet  si interes i qytetarëve. Buxheti komunal për vitin 2022 do të jetë 15.053.660.00 euro, ku nga grantet qeveritare janë 13, 703,112.00 € dhe të hyrat vetanake të planifikuara në shumë prej 1.350.548.00 euro. Për paga dhe mëditje janë dedikuar 7.872.844.00 euro, për mallra dhe shërbime janë të dedikuara 1.735.000.00 euro, shpenzimet komunale kapin shifrën prej 270.000.00 euro. Për subvencione dhe transfere është paraparë të shpenzohen 360.000.00 euro, ndërkaq për investime kapitale 4.815.816.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …