Në Deçan Promovohet libri “Krimet serbe në Kosovë” nga autori Adem Lushaj

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, me fillim në ora 10:00, është bërë promovimi i librit  “KRIMET SERBE NË KOSOVË” nga autori  Prof. Adem Lushaj, gjithnjë duke i respektuar masat  AntiCovid. Ky libër dokumenton dhe pasqyron me saktësi, plaçkitjet, djegiet, përzënien nga shtëpitë,vrasjet dhe viktimat e luftës së fundit në Kosovë, konkretisht në qytetin e Deçanit. Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe kryetari Ramosaj, i cili me një fjalë rasti e përgëzoi autorin e librit dhe bashkëpunëtorët e tij duke theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshëm për të gjithë studiuesit dhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën e tij.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …