Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere

Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere

Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, nën masat kufizuese anti-covid, përmes platformës online,  sot u mbajtë Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”.

Në sesionin e hapjes, me fjalimet e tyre, morën pjesë, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv.komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Günter Schöpf, dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Gjithashtu në këtë sesion, punimet i përshëndetën edhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere të cilët shprehën fuqishëm zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit tonë edhe në të ardhmen.

Konferenca vazhdoi edhe me sesionin e dytë, ku lidhur me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrit të Mbrojtjes 2022-25, Bashkëpunimin ndërkombëtar të mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e tranzicionit të MM dhe FSK –së, Operacionet dhe trajnimet aktuale të FSK-së si dhe Planin Zhvillimor i FSK-së 2022-2024, me prezantimet e tyre u paraqitën, drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj, drejtori i Departamentit për Transformim dhe Modernizim, kolonel Haki Hoti, drejtori i Departamentit të Operacioneve dhe Stërvitjes së SHP të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci dhe drejtori i Departamentit të Planifikimit të SHP FSK-së, kolonel Agron Bajrami.

Sesioni i tretë, vazhdoi punimet me analizën dhe vlerësimin e shkallës së realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral me vendet partnere veç e veç për periudhën paraprake si dhe diskutimet për planet përkatëse për periudhën vjetore pasuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …