Njoftim i rëndësishëm nga DBPZHR për fermerët e komunës së Rahovecit për vazhdimin e afatit për aplikimin në pagesa direkte-subvencione

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit edhe përkundër angazhimit, për zgjatjen e orarit të punës dhe hapjes së zyrave ndihmëse në dy qendra për pranim të aplikacioneve në fshatrat, Ratkoc dhe Krushë të Madhe, ka qenë e pamundur të përfundoj fazën e aplikimit.

Andaj është parashtruar kërkesa për zgjatje të afatit për aplikim edhe për 15 ditë dhe bazuar në kërkesën e bërë si drejtori, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati të vazhdohet deri me datë 05 tetor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë, përmbyllë aktivitetet për vitin 2025

Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, …