Memli Krasniqi ndihet krenar për përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në qytetin e Pejës

Memli Krasniqi ndihet krenar për përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në qytetin e Pejës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë sot pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në Pejë. Përmes një postimi, Krasniqi ka thënë se ndihet krenar që iniciativa e tij e mëhershme si ish-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është materializuar për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos. “Është materializuar, për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos për të rinjtë e Pejës dhe mbarë Kosovës, duke ndjekur shembullin e të Artave tona, Majlindës, Distrias dhe Norës. Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb, tani e tutje do të zhvillohet në parametra të rinj e të organizuar. Prandaj duhet të punojmë e investojmë edhe më tej, për t’iu hapur atyre dritare të reja e perspektivë, që duke vënë në jetë talentin dhe shkathtësitë e tyre, jo vetëm të vazhdojnë të na bëjnë neve krenarë, por ta bëjnë Kosovën shtet të kampionëve, në lartësitë më të mëdha të sportit ndërkombëtar.”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …