Bashkimi Evropian

BE-ja po frikësohet nga reagimi i shteteve anëtare të saj, për të garantuar anëtarësimin e 6 shteteve të Ballkanit në të ardhmen

Bashkimi Evropian është duke u frikësuar nga reagimi i shteteve anëtare të saj,  dhe nuk  po mund të pajtohet për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë shteteve të Ballkanit në të ardhmen, sipas katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm, raporton agjencia e lajmeve “Rojters”. Ngërçi rreth një deklarate për një samit të BE-së dhe udhëheqësve të Ballkanit më 6 tetor është pikë e ulët në strategjinë e BE-së për t’i anëtarësuar Kosovën, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Kjo është duke ndodhur saktësisht në kohën e rritjes së tensioneve në kufirin Kosovë – Serbi. Në samit, BE-ja është duke planifikuar që ta rithekson premtimin e saj, të bërë 18 vjet më parë, për të dhënë përkrahje të qartë perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, sipas një drafti të deklaratës për samitin, dokument ky i datës 11 shtator, që është parë nga agjencia “Reuters”. Diplomatët kanë thënë se ky dokument u është nënshtruar së paku dy rundeve të bisedimeve dhe nuk është arritur marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …