Gabriel Escobar

Amerika merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi, si palë e interesuar dhe partnere e të dyja vendeve

Takimi që do të mbahet këtë javë, në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pas situatës së krijuar në veri të vendit, ka ngritur edhe çështjen nëse zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë, apo jo  në këtë takim. Ambasada amerikane Prishtinë ka  konfirmuar se z. Escobar  do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tri palë (Kosova, Serbia dhe BE-ja), dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë. Një zëdhënës i kësaj ambasade ka deklaruar për mediet në vend se Zëvendës-ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si palë e interesuar në këto diskutime dhe si partnere e Kosovës dhe Serbisë thuhet në një njoftim të Ambasadës amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …