Nisi projekti i veçantë vetëdijësues kundër bullizmit në shkolla

Në shkollën “Ahmet Hoxha”, nisi sesioni i parë i projektit unik kundër bullizmit, mbështetur nga Komuna e Ferizajt, me ç’rast, përmes rrëfimit personal të ferizajasit, Labinot Azemi, që ishte viktimë e bullizmit në shkollë, do të shpërndahen tek nxënësit e disa shkollave në Ferizaj ku do të implementohet ky projekt, mesazhet kundër bullizmit, fenomen ky shqetësues e i rrezikshëm për zhvillimin e personalitetit që nga fëmijëria e hershme e deri në moshën madhore. Labinot Azemi, ideator e realizator i këtij projekti u shpreh se realizimi i këtij projekti që ka mbështetjen e Kryetarit Aliu, është përmbushje e përpjekjeve të tija të kahmotshme, që të sensibilizoj këtë fenomen dhe pasojat e saja negative në shoqëri, duke u bazuar në përvojën e tij personale. Diskutimet për këtë temë, përpjekjen që përmes këtij projekti të ngritët vetëdija mbi këtë fenomen tek shkollarët e mirëpritën dhe vlerësuan edhe drejtues, mësimdhënës e nxënës të shkollës “Ahmet Hoxha”, ku u realizua ligjërata e parë, projekt që ditëve në vijim do të shtrihet edhe në shkolla tjera.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …