Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.370 testime, 25 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar 1 rast i vdekjes nga ky virus. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 362 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 156 mijë e 33. Numri i përgjithsëm i rasteve aktive ka zbritur në 1mijë e 335 të infektuar aktualë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
