Po vijon projekti kundër bullizmit në shkolla

Ditën e djeshme, vijoi ligjërata e dytë e të riut ferizajas Labinot Azemi, lidhur me bullizmin në shkolla dhe këtë fenomen në përgjithësi. Pjesë e kësaj ligjërate që u zhvillua në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtori kjo që e ka mbështetur këtë projekt.

Labinot Azemi duke u nisur nga shembulli personal duke qenë viktimë e bullizmit, shpjegoi para të rinjve hapat që ka ndjekur për t’ia dalë mbanë përtej këtij fenomeni shqetësues në shoqëri. Ai shtoi se realizimi i këtij projekti kaq masiv, flet për triumfin e tij personal ndaj bullizmit.

Gjersa drejtori Llabjani tha se nisma të tilla kanë mbështetjen e Kryetarit Aliu dhe Drejtorisë së Arsimit, nisma që do të kontribuojnë në një shoqëri më të avancuar e pa paragjykime të çfarëdolloj.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …