Ghurka

Serbia ndjehet e shqetësuar për shkak se forcat e KFOR-it në Kosovë janë përforcuar nga Batalioni i Parë Mbretëror i Gurkave

Një gazetë në Serbi shkruan se Forcat e KFOR-it në Kosovë janë përforcuar nga Batalioni i Parë Mbretëror i Gurkave, një njësi elitare e Ushtrisë Britanike, e cila siç u kumtua, arriti për një stërvitje luftarake për pengimin e trazirave  dhe përputhet me tensionet e fundit në Jarinjë dhe në Bërnjakë. Njësia e përmendur është si rezervë strategjike, e cila është praktikisht në një lloj kujdestarie, në gatishmëri, që zgjat për një vit, që nëse është e nevojshme, të zhvendoset shpejt nga baza e saj në Folkestone në Britaninë e Madhe, në Kosovë. Edhe pse ushtrime të ngjashme të KFOR-it mbahen rregullisht, është e pamundur të mos vërehet momenti aktual, në Serbi, në lidhje me krizën e sapo përfunduar në pikat kufitare në Jarinjës dhe në Bërnjakë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …