Brickos

Gëzim Mehmeti: Do të vazhdoj të punoj me transparencë dhe në kthimin e besimit në institucione

Gëzim Mehmeti: Do të vazhdoj të punoj me transparencë dhe në kthimin e besimit në institucione

Kandidati për komunën e Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, ka deklaruar se  rritja e buxhetit për bujqësi, shndërrimi i kryeqytetit në “smart city” e monitorimi, janë disa nga zotimet, që i kemi marrë. Ai  tha se do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe në kthimin e besimit në institucione. Mehmeti tha se në mandatin katër vjeçar kanë arritur të realizojnë 900 projekte në komunën e Prishtinës. “Të jesh pjesë e institucionit komunal është edhe sfidë por edhe kënaqësi. Të punosh dhe të angazhohesh për qytetin e lindjes është një kënaqësi e veçantë sepse çdo gjë që ndryshon i bie që je pjesë përbërëse e saj. Në kohën e drejtorisë si pikë dhe obligim timin kryesor ka qenë të dal i afërt me qytetarët, dhe të dëgjoj interesat dhe problemet reale të tyre, dhe asnjëherë kjo nuk është e mjaftueshme”. “Kemi bërë punë, diku mbi 900 projekte i kemi realizuar për katër vite që i bie diku rreth 300 projekte të nënshkruara, por nga ana tjetër nënkupton që një projekt i ka pasur 10 rrugë të shtruara. Shembull kemi lagjen “Dardania”, dhe projekte tjera siç janë edhe puna nëpër fshatra. Mehmeti mes tjerash ka theksuar disa nga prioritetet e tij për Prishtinën dhe për qytetarët që do jenë funksionale për ta dhe jetën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …