leoni

Kryetari Aliu, ka pritur në zyrën e tij futbollistët e Kombëtares së Kosovës U17 dhe selektorin Arsim Abazi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij futbollistët e Kombëtares së Kosovës U17 dhe selektorin Arsim Abazi, të cilët arritën sukses në Austri duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.

Kryetari Aliu tha me këtë rast se është kënaqësi e krenari, të bashkëbisedojmë për futbollin e sportin në përgjithësi me profesionistët. Alpi Shahini dhe Drin Bajraktari janë ferizajasit pjesë e këtij ekipi që shënoi sukses të cilët bashkë me selektorin e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U17, Arsim Abazi, kryetarin e KF “Ferizaj” Lulzim Abazi, nënkryetarin Xhevat Rushiti, drejtorin sportiv Agron Selmani dhe trajnerin e grupmoshave U17 në KF “Ferizaj”, Fitim Shabani, kanë arritur rezultate të kënaqshme. Kryetari Aliu i falënderoi për punën e tyre edhe i përgëzoi për këtë sukses domethënës për futbollin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …