Edi Rama

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dha për shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kryetarit të shtetit

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dha  për shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit. Në njoftim kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të Gjykimit Kushtetues. Në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shprehet nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën …