Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Zgjedhjet vendore kanë shënuar fillimin e procesit të ringritjes së Partiswë Demokratike të Kosovës

Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, ka deklaruar se se zgjedhjet vendore kanë shënuar fillimin e procesit të ringritjes së kësaj partie. Ai ka thënë se pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve të saj historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veslei kjo parti ka arritur të rimarrë veten dhe të bëjë reformat e brendshme, duke promovuar vlera profesionale. Si njëri  nga themeluesit e parë të PDK-së përgëzoj lidershipin e PDK-së, kryetarin e posazgjedhur Memli Krasniqi, kolegët dhe miqet e mi, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj dhe kandidatet tjerë për fushatën profesionale dhe dinjitoze. Jam i sigurt se ky trend i ringritjes do të vazhdojë me 14 nëntor në rrethin e dytë dhe do të kurorëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur PDK do të konfirmohet si parti lidere  në skenën politike të Kosovës, ka thënë mes tjerash profesori universitar, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …