Pas puçit ushtarak në Sudan së paku tre persona raportohet se kanë vdekur dhe rreth 80 janë plagosur

Pas puçit ushtarak në Sudan së paku tre persona raportohet se kanë vdekur dhe rreth 80 janë plagosur

Pas puçit ushtarak, në Sudan,  së paku tre persona raportohet se kanë vdekur dhe rreth 80 janë plagosur, pasi ushtarët qëlluan mbi turmat që kundërshtonin grushtshtetin ushtarak në Sudan. Protestuesit dolën në rrugë, pasi forcat e armatosura shpërndanë të hënën sundimin civil, arrestuan liderët politikë dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Trupat raportohet se shkojnë shtëpi më shtëpi në kryeqytetin Kartum, për të arrestuar organizatorët lokalë të protestave. Udhëheqësi i grushtshtetit, gjenerali Abdel Fattah Burhan, tha se aksioni ushtarak është bërë si pasojë e luftimeve të brendshme politike. Ai tha se forcat e armatosura duhet të mbrojnë sigurinë dhe premtoi mbajtjen e zgjedhjeve në korrik të vitit 2023, për t’ia dorëzuar pushtetin qeverisë së zgjedhur civile.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …