Sot përkujtohen heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies heroike të tyre

ShFHDK: Do të nderohen heronjtë që dridhen themelet e shtetit okupator jugosllav, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Më 2 nëntor, në 32 vjetorin e rënies heroike, përkujtohen heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, gjaku i të cilëve u bë themel i pavarësisë së Kosovës dhe trasoi rrugën drejtë bashkimit kombëtar.

Në orën 10:00 pranë Obileskut, në fshatin Llugë të Besianës, organizohet homazh në nderim të heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa në orën 12:00 në varrezat e heronjve në Prishtinë organizohen homazhe përkujtimi për këta dy heronj.

Në orën 13:00 afër vendit të rënies së tyre, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, përkujtohen me pietet Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët ranë heroikisht kundër forcave policore serbo-jugosllave, rezistenca e fuqishme e të cilëve dridhi themelet e shtetit okupator jugosllav, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit të para luftës çlirimtare.

 

Prishtinë, 01.02.2021

Behram Krasniqi nga ShFHDK

Kontrolloni gjithashtu

Qindra pjesëmarrës nderojnë jetën dhe veprën madhështore të profesor Ahmet Qeriqi

Qindra pjesëmarrës nderojnë jetën dhe veprën madhështore të profesor Ahmet Qeriqi

Nën udhëheqjen e moderatores së shquar Besa Çeku, u mbajt akademia përkujtimore kushtuar jetës dhe …