Në Deçan shënohet “Dita e Gështenjës”

Jemi në muajin nëntor, e në këtë muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave, të cilat dikur edhe kanë siguruar jetesën e qytetarëve deçanas. Këtë ditë e ka pasuruar edhe Panairi me prodhime nga fermerët e komunës së Deçanit, të cilët kanë ekspozuar punën e tyre të vyer. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë kanë vizituar panairin e prodhimeve vendore në Komunën e Deçanit, ku kishin ekspozuar produkte e tyre fermerët e komunës së Deçanit në “Ditën e Gështenjës”, që për vendin ka një rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Me këtë rast Kryetari Ramosaj the se, jemi vërtet krenarë që këta njerëz, të pandalshëm në punën e tyre, po ekspozojnë e ofrojnë produkte cilësore që po gjejnë vend jo vetëm brenda kufinjve por dhe përtej. Ai gjithashtu, falënderoi të gjithë fermerët për pjesëmarrjen në panair, njëkohësisht edhe Drejtorin e Bujqësisë për angazhimin në realizim të këtij panairi tashmë tradicional.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …