Pentagoni: Deri në fund të dekadës aktuale, fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina, me 460 luftanije

Pentagoni: Deri në fund të dekadës aktuale, fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina, me 460 luftanije

Pentagoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në raportin e tij të fundit ka njoftuar se deri në fund të dekadës aktuale fuqia më e madhe detare e botës do të jetë Kina me 460 luftanije. Arsenali aktual detar i Ushtrisë Popullore Çlirimtare  të Kinës është 355 luftanije, ku përfshihen anijet madhore ushtarake të sipërfaqes, nëndetëset, aeroplan-mbajtëset, mjetet luftarake amfibe apo ato mina-lëshuese. Në kontrast me këtë, Pentagoni ankohet se Amerika ka vetëm 296 luftanije, pavarësisht se arsenali i saj përfshin  11 aeroplanmbajtëse që mund të projektojnë forcën në distanca të largëta. Mes mjeteve të tjera Amerika  përfshihen 115 mjete të rënda detare raketore, 68 nëndetëse, 31 mjete amfibe lufte dhe 59 mjete më të vogla dhe anije logjistike. Analistët amerikanë thoshin  se ushtria e Kinës e nxitur nga fuqia e saj ekonomike, po ndërton luftë-anije të reja me hapa të shpejtë, të të gjitha llojeve. Pekini po zgjeron aktivitetin përtej sistemeve të mbrojtjes ajrore të territorit të Kinës. Deri në fund të 2019 vendi mori në dorëzim fregatën e 30-të raketore.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …