M. Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i Bosnjës, as pas takimit me diplomatin, Gabriel Escobar

M. Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i Bosnjës, as pas takimit me diplomatin, Gabriel Escobar

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk është bindur të heqë dorë nga rrënimi i funksionalitetit të këtij shteti as pas takimit me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar. Ai pas takimit me  Milorad Dodikun dhe politikanë të tjerë në këtë vend tha i bindur se nuk do të ketë luftë, ndërkohë Dodik i quajti presionet nga jashtë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës. Sipas medieve, Dodik ka paralajmëruar dërgimin e pesë projektligjeve për votim në Kuvendin e Republikës serbe, përmes të cilave do të tërhiqen përgjegjësitë që i janë deleguar nivelit qendror në Sarajevë. Politikani serb ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave në Republika Srpska dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …