leoni

Alessandro Minuto-Rizzo thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është një prioritet i madh

Alessandro Minuto-Rizzo thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është një prioritet i madh

Ish-Sekretari Përgjithshëm në detyrë i NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo thotë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një prioritet i madh. Ai e konsideron të rëndësishme përfshirjen më të madhe të institucioneve euroatlantike dhe vendet mike në këtë proces, në mënyrë që të ndikojnë që palët të arrijnë kompromise të mira në interes të të gjithëve. Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori Minuto- Rizzo thotë se “pikat e nisjes duhet të jenë njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës dhe në anën tjetër, njohja e pakicave serbe. “Duhet të kemi parasysh se marrëdhënia Kosovë-Serbi është kyçe për rajonin e Ballkanit, dhe është ndoshta çelësi i zhvillimeve të mëdha të ardhshme në rajon. Është gjithashtu pjesë e procesit të përfshirjes në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ngjarjet e fundit nuk janë inkurajuese, sepse ato nuk tregojnë përparim dhe janë një sinjal i fortë se marrëdhënia ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është larg të qenit normale”, tha mes tjerash, ish Sekretari Përgjithshëm në detyrë,  i NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …