Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim Tifo-grupin “Vreshtarët”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim Tifo-grupin “Vreshtarët”, ku për së afermi janë njoftuar pë punët që janë kryer dhe sfidat që i kanë para vete. Tifo-grupi “Vreshtarët” i kanë dhuruar kryetarit Latifi një mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve të punës së këtijë grupi si dhe gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Me këtë rast kryetari Latifi tha se jam i nderuar nga ky gjest domethënës që vjen prej të rinjve që e kanë pasion përkrahjen e qytetit të tyre, Rahovecit, në sporte të ndryshme. Faleminderit dhe suksese “Vreshtarë”, tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …