Ferizaj shënon 14 nëntorin -Ditën Botërore të Diabetit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj në bashkëpunim me IRSHPK dhe AQH, shënuan 14 nëntorin – Ditën Botërore të Diabetit.

Në sheshin e qytetit ekipe të infermierëve të QKMF-së bënë matjen e glikemisë dhe shpërndanë broshura për qytetarët, me qëllim të edukimit, vetëdijesimit dhe informacioneve të nevojshme për vetkujdes, për të parandaluar dhe menaxhuar diabetin. Përveç aktivitetit në qendër të qytetit, ashtu si vitet e tjera, nëpër të gjitha QMF-të e qytetit, u bë matja e glikemisë te pacientët e rastit, këtë vit me moton: “Nëse jo tani, kur?”.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …