Covid

Sot nuk ka të vdekur nga virusi korona, janë paraqitur 4 raste të reja, janë shëruar 8 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 50 testime sa janë bërë në nivel vendi, 4 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 8 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 548. Numri  përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në  424 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …