Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala. Palët kanë diskutuar për procesin e hetimit, përkthimet dhe nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja e Shalës, avokati,  Zhan Lui Zhilisen ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit që të publikohet versioni i redaktuar i aktakuzës dhe një gjë e tillë të diskutohet në konferencën e ardhshme.  Ai ka thënë se aktakuza e korrigjuar të cilën Zyra e ka nxjerrë më 1 nëntor 2021, nuk është ende publike dhe sipas tij, një dokument i tillë i kësaj rëndësie duhet të bëhet publik sa më parë. “Më vjen keq që ky dokument kaq i rëndësishëm që është dokument themelor për këtë procedurë nuk është publik edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga nxjerrja e tij dhe  janë shumë të rëndësishme për Pjetër  Shalën dhe   për procedurën por në veçanti për ata që e ndjekin këtë procedurë, ka saktësuar avokati.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …