Agron Kuçi

Agron Kuçi: Kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kusht dhe 598 vota me postë, të cilat do numërohen në ditët në vijim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, Agron Kuçi, ka reaguar pas rezultateve preliminare të KQZ-së për këtë komunë. Ai ka thënë se rezultati i publikuar tregon se Ruzhdi Shehu është vetëm 29 vota para AAK-së. Kuçi ka shtuar se do të presin deri sa të numërohet edhe vota e fundit. Ai u ka thënë qytetarëve se Rezultati i publikuar  tregon që kundër kandidati im,  është 29 vota para meje. Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kusht dhe 598 vota me postë, të cilat do numërohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve!

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …