leoni

Komuna e Skenderajt nderon Komandantin Ilaz Kodra në 17 vjetorin e rënies

Një delegacion i Komunës së Skenderajt i prirë nga Nënkryetari i Komunës Fadil Nura, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Polac dhe pranë bustit të heroit Ilaz Kodra në Prekaz.

Në Prekaz ky delegacion është pritur nga familjarë të Komandantit Ilaz Kodra.

Po ashtu nënkryetari Nura dhe Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu, kanë marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor kushtuar 17 vjetorit të rënies së Ilaz Kodrës dhe dëshmorëve e martirëve të fshatrave të Skenderajt dhe Drenasit.

Ilaz Kodra ishte ndër komandantët më të shquar të UÇK-së dhe ra heroikisht si Komandant i Zonës Operative të Drenicës më 30 prill 1999 në fshatin Fortesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ndan mirënjohje për familjen e Januz Thaçit

Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në mikpritje, bujari, humanizëm dhe fisnikëri, Kryetari i …