leoni

Rinovohet tërësisht Salla e Kulturës Fizike në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj

Miqësia e kthyer në bashkëpunim të mirëfilltë në dobi të qytetarëve, po dëshmohet edhe me projektin e radhës të financuar tërësisht nga Republika e Turqisë. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, kanë pritur Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it turk, Koloneli Fatih Cansiz, Koordinatorin e Zyrës së Agjencisë TIKA në Kosovë Cihan Dincer dhe përfaqësues e drejtues të organizatave tjera, për të përuruar renovimin e tërësishëm të Sallës së Kulturës Fizike në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, si dhe për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit në vitin 2022, punë e angazhime këto që po i sjellin ferizajasve, dobi të drejtpërdrejt.

Kryetari Aliu ka falënderuar mysafirët për financimin e këtij projekti, gjersa uroj nxënësit e personelin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” për këtë investim.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …